08:10 / 23.01.2022
Polonia raporton shifra rekord infektimesh me COVID për të dytën ditë
Polonia ka shënuar rekord infektimesh të reja për të dytën ditë radhazi, pasi brenda 24 orëve janë shtuar 40,876 raste të reja, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Në të njëjtën periudhë, u raportuan 193 vdekje për shkak të Covid-19. Polonia ka rreth 38 milionë banorë.
Javën e kaluar, politikat e qeverisë polake për koronavirusin kanë çuar në një revoltë të hapur në organin e saj këshillues mjekësor. Në protestën kundër rritjes së ndikimit të kundërshtarëve të vaksinimit, 13 nga 17 anëtarët u larguan nga Këshilli Mjekësor.























