Sony në telashe të mëdha
Tech

Sony në telashe të mëdha

Sapo njoftoi Microsoft blerjen e Activision, kanë rënë aksionet e kompanisë Sony.

Aksionet e Sony ranë për më shumë se 12 për qind në Tokio, pasi investitorët po frikësohen çdo herë e më shumë nga konkurrenca e PlayStation, sikur edhe Microsoft që mund të tërheq nga platforma ndonjë loje të famshme, transmeton Telegrafi.

Nëse Microsoft blen Activision, do të ketë kontroll mbi lojërat më të famshme në botë dhe do të mund të tërhiqte nga platformat e gjigantit japonez, që Sony do t’i shkaktonte telashe të mëdha.

Investitorët janë të frikësuar që lojërat më të famshme do të jenë nën kontrollin e Microsoft, dhe që mund të mos jenë më në PlayStation për shkak se aksionet po bien në mënyrë drastike.