Të shtëna armësh pranë pallatit presidencial në Burkina Faso
BKT
   Bota

Të shtëna armësh pranë pallatit presidencial në Burkina Faso

Të shtëna armësh janë dëgjuar pranë pallatit presidencial në kryeqytetin e Burkina Faso, mes një rebelimi nga ushtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtëna me armë janë dëgjuar gjithashtu në disa kazerma në Ouagadougou, me ushtarë që kërkojnë shkarkimin e shefave ushtarakë dhe më shumë burime për të luftuar islamistët militantë.

Si pasojë, qindra njerëz dolën në mbështetje të trupave, duke detyruar autoritetet të vendosin një shtetrrethim gjatë natës.

Qeveria tha se kriza ishte kontrolluar.

Ajo hodhi poshtë thashethemet për një përpjekje të re për grusht shteti, pak më shumë se një javë pasi 11 ushtarë u arrestuan për gjoja komplot për një veprim të tillë.

Kjo është shenja e fundit e pakënaqësisë në rritje me qeverinë e presidentit Roch Kaboré për dështimin e saj për të shuar kryengritjen islamike që ka shkatërruar shtetin e Afrikës Perëndimore që nga viti 2015.