Ministri Latifi priti në takim të Ngarkuarin e ri z. Keisuke Yamanaka
Shëndetësi

Ministri Latifi priti në takim të Ngarkuarin e ri z. Keisuke Yamanaka

Ministri Latifi uroi z.Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për sistemin shëndetësor e në veçanti për përkrahjen konkrete në përgjigjien kundër Covid-19.

Japonia vazhdon të jetë një nga partnerët më të fuqishëm të Kosovës në shëndetësi dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi Ministri Latifi, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, si në atë të trajnimit postdiplomik për studentët e mjekët tanë të rinj, si në Kirurgji e në fushat tjera mjekësore.

Nga ana e tij, z.Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, e të vazhdoj tutje mbështetjen për projektet që për qëllim kanë avancimin e shërbimeve shëndetësore.