Shtrati inteligjent që përshtatet sipas nevojave
Tech

Shtrati inteligjent që përshtatet sipas nevojave

Kompania Sleep Number ka prezantuar versionin më të fundit të shtratit të vet inteligjent 360.

Në produktin e rishikuar, kompania ka paketuar më shumë veçori të tilla si aftësia për të monitoruar temperaturën e trupit.

Dysheku tanimë ka aftësinë të ftojë ose ngrohë secilën anë të shtratit për të ruajtur temperaturën e preferuar të çdo personi gjatë gjithë natës.

Faqja “The Verge” e të rejave teknologjike tregon se një veçori të ngjashme ka edhe dysheku Climate360. Shtrati inteligjent mund të ngrohë këmbët e përdoruesit, por edhe që ta ndihmojë atë të largohet.

Ashtu si në modelin aktual, dysheku disponon një funksion të zbulimit të gërhitjes. Ky funksion i tij mund ta shtyjë shtratin dhe të ngrejë kokën për të zbutur gërhitjen e personit që po fle në të.

Përveç kësaj, shtrati mund të anohet tërësisht për të hapur rrugët e frymëmarrjes së personit dhe ta ndihmojë këtë të fundit të marrë frymë më lehtë, duke e mbajtur shtyllën kurrizore të shtrirë siç duhet.

Një nga idetë kryesore prapa modelit të fundit është se ai është krijuar për t’u përshtatur me nevojat në ndryshim të përdoruesve.

Shtrati inteligjent mund të ngrihet ose ulet për të ndihmuar gratë shtatzëna ose ata që kanë një lëndim, për t’u çuar nga shtrati.

Gjithashtu ofron gjurmim të gjumit dhe jep detaje për gjëra të tilla si sa gjatë dhe mirë kanë fjetur përdoruesit e tij.

Sipas “The Verge”, ai mund të jetë në gjendje të monitorojë për shenja të pagjumësisë ose probleme kardiake dhe të paralajmërojë të fjeturin për kushtet e mundshme.

Ndërkaq, përditësimet e software-it janë në dispozicion të shtojnë më shumë veçori dhe njohuri me kalimin e kohës.

Në shitje, shtrati pritet të jetë në vitin 2023. Dhe çmimi do të fillojë nga 1 mijë e 99 dollarë.

Sleep Number ka prezantuar edhe disa mobilje inteligjente që janë krijuar për të plotësuar shtratin.

Veçoritë përfshijnë ndihmat e lëvizshmërisë, teknologjinë individuale të reduktimit të zhurmës, ndriçimin e ambientit dhe një xhep karikimi dhe ruajtjeje të integruar.

Edhe mobiljet pritet të dalin në shitje vitin e ardhshëm.