08:42 / 25.01.2022
Reshjet e mëdha të borës godasin qytetin e Stambollit
Reshjet e mëdha të borës që kapluan qytetin herët në mëngjes shkaktuan bllokime të trafikut në shumë lagje.
Disa pasagjerë dhe automjete kanë mbetur të bllokuar për shkak të borës së madhe
Reshjet e dendura të borës kanë goditur qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe mbyllje të aeroportit.
Reshjet e mëdha të borës që kapluan qytetin herët në mëngjes shkaktuan bllokime të trafikut në shumë lagje. Disa pasagjerë dhe automjete kanë mbetur të bllokuar për shkak të borës së madhe.
Shumica e shkollave tashmë janë mbyllur nga dita e sotme për pushimin semestral dy-javor, raporton AA.























