Klinika e Biokimisë në vitin 2021 ka ofruar 2 milionë shërbime mjekësore
Shëndetësi

Klinika e Biokimisë në vitin 2021 ka ofruar 2 milionë shërbime mjekësore

Klinika e Biokimisë me njësitë e saj vartëse në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2021 ka ofruar afër 2 milionë shërbime mjekësore laboratorike për pacientët.

Vitin e shkuar, brenda periudhës janar-dhjetor, janë kryer 1 milion e 806 mijë e 540 analiza laboratorike për 387 mijë e 973 pacientë.

Në krahasim me vitin 2020, Klinika e Biokimisë vitin që e lamë pas ka ofruar 797 mijë e 69 analiza laboratorike më shumë për 141 mijë e 859 pacientë më tepër.