YouTuber-i krijon kontrollerin për të luajtur PS5 me një dorë
Tech

YouTuber-i krijon kontrollerin për të luajtur PS5 me një dorë

Një YouTuber ka krijuar një kontroller për PlayStation 5 DualSense duke e bërë atë të përshtatshëm të luhet me njërën dorë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Akaki Kuumeri është përgjegjës për dizajnin dhe kontrolleri do të ishte i dobishëm për lojtarët që nuk janë në gjendje të përdorin të dyja duart menjëherë.

Dizajni i Kuumerit ishte pjesë e një konkursi kontrollerësh me një dorë, me shumë dizajne të tjera për kontrollerë të tjerë.

Përshtatësi lejon që të gjitha hyrjet të aksesohen në anën e djathtë të kontrollerit. Me pak praktikë, L2 dhe R2 mund të shtypen me një gisht.

Më e mira nga të gjitha, Kuumeri e ka publikuar krijimin e dizajnit në internet në mënyrë që të gjithë të interesuarit ta rikrijojnë atë.