Këto janë çmimet e mundshme të serisë Samsung Galaxy S22 në Evropë
Tech

Këto janë çmimet e mundshme të serisë Samsung Galaxy S22 në Evropë

Kanë dalë disa informacione rreth çmimeve të mundshme evropiane për serinë e ardhshme Samsung Galaxy S22.

Kështu, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Samsung duket se ka mbartur çmimet e tij nga linja e mëparshme S21, me mospërputhjen e vetme që është një model S22 Ultra me çmim të barabartë që supozohet se vjen me më pak RAM se paraardhësi i tij S21.

Dhe sinjalizuesi i brendshëm Roland Quandt pretendon se S22 do të fillojë me 849 € (963 dollarë), S22 Plus me 1,049 € (1,190 dollarë), dhe S22 Ultra bazë do të kushtojë 1,249 € (1,417 dollarë).

Siç thuhet ndër tjerash, duket sikur të gjitha modelet bazë të serisë vijnë me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtëse.