Apple po përgatit disa produkte të reja për pranverë
Tech

Apple po përgatit disa produkte të reja për pranverë

Apple pritet të mbajë eventin e parë për vitin 2022 në mars ose prill, gjatë së cilës do të prezantojë produkte të reja.

Dhe të gjithë presin se do të prezantohet gjenerata e tretë iPhone SE. Megjithatë, ky nuk do të jetë i vetmi produkt që kompania nga Cupertino po përgatit.

Sipas Mark Gurmanit, një sinjalizues i besuar nga ekosistemi Apple, ngjarja e ardhshme do të ofrojë mundësinë të shohim një iPad Air të ri dhe një Mac të ri.

Apple nuk e ka përditësuar iPad Air që nga viti 2020, kështu që pritet një model i ri. Nuk dihet shumë për gjeneratën e ardhshme të tabletave Air dhe sugjerohet se ata do të përdorin çipin A15 Bionic, i njëjtë me ata që përdoren në iPhone 13 dhe iPad Mini 6.

Së bashku me iPhone SE 5G dhe iPad Air të rifreskuar, ngjarja e pranverës mund të sjellë gjithashtu një Mac të ri me chip M1 Pro. Mund të jetë një mini Mac ose iMac më i fuqishëm.

Nga ana tjetër, prezantimi i një serie pajisjesh është rezervuar për vjeshtë, kur Apple zakonisht prezanton modelet e reja te telefonave.

Mes tjerash është paraparë edhe iPhone 14, MacBook Air i ridizajnuar, kufjet e përmirësuara AirPods Pro, MacBook Pro i nivelit të ulët dhe tri modele Apple Watch.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa