Izraelitët krijojnë super dronin! Pushkë automatike e snajper
   Bota

Izraelitët krijojnë super dronin! Pushkë automatike e snajper

Izraelitët kanë arritur të përmirësojnë performancën e një droni ushtarak, duke arritur të zhvillojnë një armë robotike që përdor pushkë automatike dhe snajperë për shkatërrimin e objektivave statike dhe atyre në lëvizje.

SMASH Dragon u krijua nga kompania izraelite Smart Shooter dhe mund të montohet në mjete të ndryshme fluturuese pa pilot siç janë dronët e të godasë objektivin ndërkohë që është në ajër. Aty montohet pushka automatike apo snajperët dhe paskësaj, ato manovrohen nga operatori me telekomandë nga toka, transmeton TCH.

Arma konsiderohet mjaft e përshtatshme pasi është shumë e lehtë dhe mundëson precizion në goditjen e shënjestrës, pavarësisht shpejtësisë së dronit. Sistemi ka mundësi të sofistikuara kompjuterike dhe mund të operojë qoftë ditën ashtu edhe natën. SMASH Dragon ka kryer me sukses testimin e gjuajtjes dhe gjendet në fazën e zhvillimit, por ende nuk ka hyrë në funksion.