Spanjë: Doza e tretë e vaksinës kundër COVID të aplikohet pas 5 muajsh
   Bota

Spanjë: Doza e tretë e vaksinës kundër COVID të aplikohet pas 5 muajsh

Spanja ka ndryshuar qëndrim për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës, kundër COVID.

Ndryshe nga çfarë kanë rekomanduar më herët, duket se mjekët tani kanë rekomanduar që qytetarët të presin deri në pesë muaj për të marrë dozën e tretë.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë pas pasqyrimit të situatës epidemiologjike në vend, ka specifikuar edhe afatin minimal kohor për dozën e tretë, duke theksuar se për personat e rikuperuar do të mbetet katër javë./bw