Google gjurmon përdoruesit fshehtësisht, kompania paditet në SHBA
   Bota

Google gjurmon përdoruesit fshehtësisht, kompania paditet në SHBA

Google është paditur në SHBA me akuzat se ka mashtruar njerëzit se si të verifikojnë, zgjedhin dhe kontrollojnë gjurmimin e vendndodhjes së tyre.

Padia është ngritur mbi bazën e një raporti të referuar gjerësisht të vitit 2018, që çaktivizimi i një cilësimi të gjurmimit të vendndodhjes në aplikacionet e tij ishte i pamjaftueshëm për të çaktivizuar plotësisht funksionin. Pra, që pavarësisht se përdoruesit e Google çaktivizonin vendndodhjen, kompania sërish ishte në gjendje që t’i gjurmonte ata.

Paditësit akuzojnë Google për përdorimin e të ashtuquajturave modele të errëta në teknikat e marketingut. Google tha se pretendimet ishin të pasakta dhe të vjetruara. Padia u ngrit në Uashington. Të ngjashme janë paraqitur edhe në shtetin Teksasit dhe Indianas.

Ajo i referohet një zbulimi të Associated Press që çaktivizonte Historinë e vendndodhjes kur përdorimi i Google Maps, ose Kërkimi ishte i pamjaftueshëm, si një cilësim i veçantë. Megjithatë, aktiviteti i uebit përmes Chrome dhe i Aplikacioneve, vazhdoi të regjistronte vendndodhjen dhe të dhëna të tjera personale.

Studimi u krye nga Universiteti Princeton, zbuloi se deri në dy miliardë pajisje Android dhe Apple mund të preken nga ky gjurmim i fshehtë.

"Google është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet në praktika mashtruese dhe të padrejta që e bëjnë të vështirë për përdoruesit të refuzojnë gjurmimin e vendndodhjes, ose të vlerësojnë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për të cilat ata supozohet se janë dakord", thuhet në veprimin ligjor.

Google i tha BBC Neës se rasti bazohej "në pretendime të pasakta dhe pohime të vjetruara në lidhje me cilësimet e sigurisë dhe të vendndodjes".

Një përfaqësues shtoi: "Ne gjithmonë kemi ndërtuar veçori të privatësisë në produktet tona dhe kemi ofruar kontrolle të forta për të dhënat e vendndodhjes”.

Padia pretendon se politikat e Google përmbanin "përshkrime të tjera mashtruese, të paqarta dhe jo të plota... por garantojnë që konsumatorët nuk do të kuptojnë se kur vendndodhja e tyre mblidhet dhe ruhet nga Google, për çfarë qëllimesh ruhet dhe kur nuk ruhet fare"./gazetashqip