Juri e posaçme në Xhorxhia për ndërhyrje në zgjedhje nga Trump
   Bota

Juri e posaçme në Xhorxhia për ndërhyrje në zgjedhje nga Trump

Në shtetin e Xhorxhias, gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë për ngritjen e një jurie të madhe speciale, në kuadër të hetimeve ndaj ish- presidentit Donald Trump dhe ndihmësve të tij, nën dyshimet se janë përpjekjur t’i bëjnë presion zyrtarëve elektoralë të këtij shteti të përmbysnin fitoren në zgjedhje të presidentit Biden.

Juria e madhe speciale pritet të fillojë nga funksionimi më 2 maj për një periudhë një vjeçare.

Prokurorja Fani Willis në kërkesën e saj i shkruan gjykatës se “ka informacione që tregojnë se ekziston një mundësi e arsyeshme se gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara mund të ketë patur ndërhyrje kriminale”.

Në qendër të hetimeve, është telefonata e ish Presidentit Trump për një zyrtar të lartë elektoral të shtetit ku i kërkon “të gjejë votat e nevojshme”. /VOA/