Biden: Sanksione për Putin nëse ai sulmon Ukrainën
BKT
   Bota

Biden: Sanksione për Putin nëse ai sulmon Ukrainën

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden deklaroi sot se është e mundur të vendosen sanksione ndaj vetë presidentit rus Vladimir Putin, nëse Rusia pushton Ukrainën.

I pyetur nga mediat nëse një gjë e tillë është e mundur në rast të një sulmi rus ndaj Ukrainës, Biden u përgjigj pozitivisht, transmeton Reuters.

Biden tha gjithashtu se në të ardhmen e afërt ai mund të transferojë disa nga 8.500 ushtarët amerikanë që ishin vënë në gatishmëri, por ai premtoi se trupat amerikane nuk do të vendosen në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara përgjithësisht përmbahen nga vendosja e sanksioneve ndaj udhëheqësve të huaj dhe ish-presidenti Donald Trump vendosi sanksione ndaj presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro në vitin 2017 dhe liderit suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei në 2019, sipas Reuters.