Një barkë përmbytet afër Floridës, 39 të zhdukur
Roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara është duke kërkuar 30 persona të zhdukur për disa ditë, pasi një barkë, që besohet se përdorej për trafikim të njerëzve, u përmbyt afër Floridës përderisa ishte duke ardhur nga Ishujt Bahamas.
Një dëshmitar e telefonoi rojën bregdetare të martën, pasi shpëtoi një burrë që po qëndronte i varur në barkë rreth 72 kilometra në lindje të Fort Pierce, raportoi agjencia për siguri detare.
Një studente kosovare zbulon një metodë të re për të humbur peshë
Burri tha se ka qenë në një grup me 39 persona të tjerë, të cilët ishin larguar nga ishulli Bimini në Ishujt Bahamas të shtunën në mbrëmje. Ai tha se barka është përmbytur gjatë motit të lig dhe se asnjëri nga personat që ndodheshin në të nuk kishte jelek jetëshpëtues.
Roja bregdetare po e cilëson rastin si trafikim me njerëz. Zyrtarët amerikanë thanë se janë duke kërkuar nga ajri dhe deti në një gjatësi prej më shumë se 210 kilometrash, nga Bimini deri në Fort Pierce Inlet, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.
Incidentet me barka të përmbytura, që stërngarkohen me njerëz, shumë prej tyre duke kërkuar strehim në Shtetet e Bashkuara, nuk janë të pazakonshme në ujërat afër Floridës. Të premten, roja bregdetare gjeti 88 haitianë në një barkë të stërngarkuar në perëndim të Ishujve Bahamas























