12:35 / 26.01.2022
Rusia dërgon avionë të tjerë luftarakë në Bjellorusi
Pavarësisht se Rusia mohon synimet për një luftë me Ukrainën, veprimet tregojnë të kundërtën.
Ministria e Mbrojtjes publikoi një video të disa avionë luftarakë të zhvendosur në hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të marrë pjesë në disa stërvitje ushtarake.
Agjencia e lajmeve Interfax, raportoi së fundmi se Rusia ka dërguar dy batalione të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 në Bjellorusi.
Ky është një shtet aleat i Moskës, i cili ndan një kufi me Ukrainën dhe konsiderohet strategjik për presidentin rus, Vladimir Putin, në rast të një lufte./A2























