15:40 / 26.01.2022
Rekord, 43’199 infeksione të reja me Covid në Zvicër, gjatë 24 orëve
Në 24 orët e fundit, 43,199 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, njofton albinfo.ch.
Numri i testimeve të kryera është 113.528. BAG raporton gjithashtu 13 vdekje të reja në lidhje me virusin korona. 170 persona të tjerë u shtruan në spital.























