Guterres: Gjysma e botës nuk ka dëgjuar për Holokaustin
BKT
   Bota

Guterres: Gjysma e botës nuk ka dëgjuar për Holokaustin

Vetëm gjysma e të rriturve në botë ka dëgjuar për Holokaustin, ndërsa injoranca është një teren pjellor për ringjalljen e antisemitizmit, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres gjatë ceremonisë virtuale përkujtimore të Holokaustit në sinagogën ”Park East” në Nju Jork.

”Antisemitizmi dhe format e tjera të fanatizmit fetar janë një sizmograf. Sa më shumë që tundin botën tonë, aq më të mëdha janë të çarat në themelet e njerëzimit”, theksoi Guterres.

“Antisemitizmi është formë e vjetër e urrejtjes dhe paragjykimit. Ai po rishfaqet sërish si një herë e një kohë”, shtoi ai, duke vënë në dukje se si sjell çdo ditë raportohen sulme të reja verbale dhe fizike, përdhosje e varrezave dhe vandalizim i sinagogave.

”Mungesa e njohurive të brezit të ri është ende më e keqja. Përgjigjja jonë ndaj injorancës duhet të jetë arsimimi. Ne e dimë se kur të rinjtë mësojnë për Holokaustin, ata mund të kuptojnë më së miri brishtësinë e vlerave dhe institucioneve të përbashkëta demokratike, sidomos në kohën e trazirave shoqërore”, shtoi ai./ atsh