Rusi, vëllai i Navalny-t përfshihet në listën e të kërkuarve
BKT
   Bota

Rusi, vëllai i Navalny-t përfshihet në listën e të kërkuarve

Oleg Navalny në gusht 2021 u dënua me 1 vit burg me kusht me arsyen se ka bërë postime nëpërmjet medias sociale ku thërret qytetarët rusë në protesta të paligjshme.

Ministria e Brendshme e Rusisë ka vendosur në listën e të kërkuarve Oleg Navalny-n, vëllain e opozitarit të arrestuar në vend Alexey Navalny.

Sipas informacioneve të ministrisë, Oleg Navalny është përfshirë në listën e të kërkuarve.

Nikas Paraskevov, avokati i Oleg Navalny-t në një deklaratë rikujtoi se Navalny më parë është dënuar me një vit burg me kusht.

Paraskevov tha se Navalny është përfshirë në këtë listë me arsyen se nuk ka përmbushur kushtet e dënimit.

Dënimi i Oleg Navalny-t me burgim me kusht

Oleg Navalny në gusht 2021 u dënua nga gjykata Preobrajenskiy në Moskë me 1 vit burgim me kusht me arsyen se ka bërë postime nëpërmjet medias sociale ku thërret qytetarët rusë në protesta të paligjshme.

Shërbimi Federal i Burgjeve të Rusisë, me arsyen se Navalny nuk ka përmbushur kushtet në fjalë iu drejtua gjykatës që ky dënim të kthehej në dënimin me burgim normal.

Gjykimi lidhur me çështjen në fjalë do të shqyrtohet në gjykatën rajonale Lyublinskiy.

Alexey Navalny, opozitar me Kremlini u përfshi dje në Rusi në listën ku ndodhen personat e lidhur me terrorizmin dhe ekstremizmin.