SHBA, bie numri i personave të vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19
Vetëm 40 për qind e amerikanëve të vaksinuar plotësisht morën një dozë përforcuese kundër COVID-19.
Rënia e shpejtë e numrit të personave që marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në SHBA, ka shqetësuar ekspertët e shëndetësisë.
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vetëm 40 për qind e amerikanëve të vaksinuar plotësisht morën një dozë përforcuese dhe se që nga java e kaluar ka rënë në rreth 490 mijë numri i atyre të cilët kanë marrë dozën përforcuese ditore e cila në fillim të dhjetorit arriti në 1 milion.
Në një sondazh të zhvilluar nga Qendra Kërkimore për Marrëdhëniet me Publikun, AP-NORC zbulohet se amerikanët ndodhen në trendin se besojnë më shumë në nevojën për dy dozat e para sesa tek vaksinat përforcuese.
Më tej thuhet se 59 për qind e pjesëmarrësve në sondazh theksojnë se me dy dozat e para të vaksinës ndihen të sigurt në ambientet publike kundër COVID-19 dhe se kjo normë ka rënë në 47 për qind kur bëhet fjalë për vaksinat mbështetëse.
Eksperti për politikat e vaksinimit në Universitetin Yale, Jason Schwartz tha se "Përpjekjet për vaksinimin përforcues kanë mbetur i pamjaftueshëm. Në procesin që ka filluar 13 muaj më parë vetëm 63 për qind (210 milionë) amerikanë kanë marrë dy dozat e para".
Schwartz thekson se është një arsye e rëndësishme për konfuzion që rreth 86 milionë amerikanë të vaksinuar plotësisht dhe të përshtatshëm për dozë përforcuese nuk kanë marrë ende vaksinat përforcuese.
Vermont, në vaksinimin e plotë renditet në krye të shteteve me 60 për qind ndërsa shtetet si Wyoming, Idaho, Mississippi dhe Alabama kanë mbetur në 50 për qind në normën e vaksinimit me dy dozat e para.























