217 të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit ishin fëmijë nën 9-vjeç
BKT
Shëndetësi

217 të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit ishin fëmijë nën 9-vjeç

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar , 4.397 raste të reja me Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se 217 të infektuar janë të moshës zero deri 9 vjeç, 1 mijë e 69 janë të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 506 janë të moshës 20-29 vjeçare.

49 të infektuar janë mbi 80 vjeç.

Komuna që regjistroi më së shumti raste të reja me COVID-19 sot është ajo e Prishtinës me 1 mijë e 89 raste, pastaj e Pejës me 438 raste.


MË SHUME NGA Shëndetësi