Rritet urrejtja ndaj personave me prejardhje nga Azia në San Francisco
BKT
   Bota

Rritet urrejtja ndaj personave me prejardhje nga Azia në San Francisco

Kryebashkiaku i San Franciscos, London Breed në një konferencë për media shprehu shqetësimin e tij për dhunën në rritje kundër komuniteteve të ndryshme.

Në qytetin San Francisco të Kalifornisë në SHBA janë rritur mbi 500 për qind në vitin 2021 krimet e urrejtjes ndaj njerëzve me origjinë aziatike dhe atyre nga ishujt e Paqësorit krahasuar me një vit më parë.

Kryebashkiaku i San Franciscos, London Breed në një konferencë për media shprehu shqetësimin e tij për dhunën në rritje kundër komuniteteve të ndryshme.

Ai theksoi se shumë njerëz të cilët iu nënshtruan dhunës hezitojnë të raportojnë në polici, kështu që shkalla e vërtetë e krimit mund të jetë shumë më e lartë.

Sipas të dhënave të Departamentit të policisë, krimet e urrejtjes që synojnë njerëzit me origjinë aziatike dhe banorët e ishujve të Paqësorit u rritën 567 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Një numër i madh amerikanësh me origjinë të huaj u sulmuan edhe në rrugë.

Shefi i policisë së San Franciscos, Bill Scott tha se për të garantuar sigurinë e qytetarëve të huaj, linjat e raporteve të policisë janë zgjeruar në shumë gjuhë të ndryshme.