Diaspora meksikane për dy vite u dërgoi të afërmve 50 miliardë dollarë
Meksika është i treti në botë për sa i përket vlerës së remitancave nga emigrantët dhe se vetëm diasporat e Indisë dhe Kinës dërgojnë më shumë deviza në vendet e tyre.
Diaspora meksikane gjatë dy viteve të fundit ka rritur dërgimin e remitancave për të afërmit në Meksikë dhe në atë periudhë transfertat e parave kanë arritur shifrën prej 50 miliardë dollarësh.
Një raport i qeverisë meksikane tha se ky vend është i treti në botë për sa i përket vlerës së remitancave nga emigrantët dhe se vetëm diasporat e Indisë dhe Kinës dërgojnë më shumë deviza në vendet e tyre.
Raporti thekson se 6.1 për qind e dërgesave nga punëtorët migrantë në mbarë botën janë paguar në Meksikë.
Diaspora meksikane dërgoi 50 miliardë dollarë për të afërmit në dy vjet ndërsa vitin e kaluar kjo shumë u rrit me 27 për qind krahasuar me një vit më parë.
Shumica e banorëve në shumë qytete rurale në Meksikë si Comachuen dhe Michoacan, jetojnë falë parave që u dërgohen nga të afërmit e tyre që jetojnë dhe punojnë në vende të tjera.























