Nigeri, neutralizohen terroristë të DEASH-it në një operacion ushtarak
BKT
   Bota

Nigeri, neutralizohen terroristë të DEASH-it në një operacion ushtarak

"Operacioni është kryer kundër DEASH-it në shtetin Borno të Nigerisë duke përdorur aeroplanin `A-29 Super Tucano` të blerë nga SHBA-ja", tha zëdhënësi i Forcave Ajrore Nigeriane, Gabkwet.

Ushtria nigeriane ka neutralizuar shumë terroristë të DEASH-it gjatë një operacioni në verilindje të vendit, tha sot një zyrtar.

"Operacioni është kryer kundër DEASH-it në shtetin Borno të Nigerisë duke përdorur avionin 'A-29 Super Tucano' të blerë nga SHBA-ja", tha në një deklaratë zëdhënësi i Forcave Ajrore Nigeriane, Edward Gabkwet.

Ai tha se shumë terroristë, përfshirë Mallam Ari, i ashtuquajturi udhëheqësi kryesor në Borno, u neutralizuan gjatë operacionit.

Një grup terroristësh u nda nga Boko Haram në vitin 2016 për t'u zotuar për besnikëri ndaj DEASH-it. Që atëherë, të dy grupet kanë pasur një rivalitet të ashpër, me secilin grup që kryen sulme terroriste në rajonin e gjerë verilindor të vendit.

Rreth 300 mijë njerëz janë vrarë dhe 3 milionë civilë janë zhvendosur në më shumë se një dekadë të terrorizmit në vend, tha Zyra e OKB-së për Çështjet Humanitare në Nigeri.