​Specializantët protestojnë nesër para Ministrisë së Shëndetësisë
BKT
Shëndetësi

​Specializantët protestojnë nesër para Ministrisë së Shëndetësisë

Një grup i specializantëve do të mbajë nesër një protestë duke filluar nga ora 10:00 para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi siç vlerësojnë, diskriminimi ndaj tyre veç është duke u thelluar edhe më shumë.

Arianit Zajmi, kryetar i Këshillit të Specializantëve, ka thënë për KosovaPress se mbajtja e kësaj proteste ishte paraparë për ditën e premte, por ajo është zhvendosur për ditën e enjte.

“Kujdestaritë më shumë se dy, do të paguhen përmes një ekstra kontrate nga SHSKUK-ja. Çështja e specializanteve me vetëfinancim nuk do të zgjidhet së paku deri në gusht 2022, për pak kohë do të fillojë punën grupi punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ. Ministri i Shëndetësisë për shkak të situatës me COVID-19 nuk ka pasur kohë të takohet me neve. Për pagesën e specializantëve nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria është duke u punuar. Duke u bazuar në këto 5 pika, ne vlerësojmë që diskriminimi jonë veçse është duke u thelluar edhe më shumë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Shëndetësi