Nvidia nuk do ta blejë Arm për 40 miliardë dollarë?
Tech

Nvidia nuk do ta blejë Arm për 40 miliardë dollarë?

Raportohet se Nvidia po planifikon të heq dorë të blejë Arm, e cila është një familje e arkitekturave kompjuterike të grupeve të instruksioneve të reduktuara për procesorë kompjuterik, të konfiguruara për mjedise të ndryshme.

Sipas pretendimeve, Nvidia është gati të heqë dorë nga blerja me vlerë 40 miliardë dollarë dhe shkak është presioni nga organet rregullatore.

Është interesante se ligjvënësit në Bashkimin Evropian e miratuan marrëveshjen e blerjes vitin e kaluar, pa kushte të veçanta.

Megjithatë, Nvidia tani po përballet me probleme shumë më të mëdha, nga rregullatorët globalë/ndërkombëtarë, të cilët kanë frikë se kombinimi Nvidia-Arm mund të prishë ekuilibrin konkurrues në treg.

Analistët theksojnë se kjo marrëveshje ka kaluar nëpër procese të ndryshme rregullatore që nga shpallja e blerjes dhe shumë besojnë se nuk është për t’u habitur që Nvidia po mendon të tërhiqet nga procesi i blerjes.

Një zyrtar nga Nvidia, në përgjigje të The Verge, theksoi se “Ne vazhdojmë t’i përmbahemi pikëpamjeve të përcaktuara në detaje në paraqitjet tona të fundit rregullatore – që kjo blerje ofron një mundësi për të përmirësuar Armin dhe për të inkurajuar konkurrencën dhe inovacionin”. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa