Avionët luftarakë F-15 të SHBA-së vendosen në Estoni
BKT
   Bota

Avionët luftarakë F-15 të SHBA-së vendosen në Estoni

Avionë luftarakë amerikanë F-15 janë vendosur në Estoni, si masë paraprake kundër një aksioni të mundshëm ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, njoftoi NATO.

Në një deklaratë në llogarinë e Komandës Ajrore të NATO-s në Twitter, thuhet se aeroplanët luftarakë amerikanë F-15 janë ulur në bazën ajrore Amari. Ndërkaq, avionët luftarakë danezë dhe estonezë F-16 do të vendosen nesër në bazën ajrore Siauliai të Lituanisë si përforcime për forcat në rajon, tha deklarata, duke shtuar se “patrullimi ajror është më i fortë së bashku”./gazetashqip