Rekord i ri infektimesh në Gjermani
Gjermania regjistroi një numër rekord të infektimeve me koronavirus, teksa vendi shënoi dy vjet që nga zbulimi i rastit të parë të Covid-19.
Agjencia e kontrollit të sëmundjeve të institutit ”Robert Koch” (RKI) në Berlin raportoi një rekord prej 203 136 infeksionesh të reja me koronavirus në 24 orë.
Incidenca shtatëditore për 100 000 banorë u rrit në një rekord 1 017,4, nga 940,6 të ditës së djeshme.
Gjermania filloi vaksinimet në fund të dhjetorit 2020.
Më shumë se tre të katërtat e popullsisë morën të paktën një dozë të vaksinës, pak më pak morën dy doza dhe më shumë se gjysma mori një përforcues.
Varianti shumë infektiv i Omicron, i cili zakonisht çon në një rast më të lehtë të sëmundjes, ka bërë që numri i infeksioneve të shpërthejë javët e fundit. Kjo ka çuar në mungesë të stafit në sektorin mjekësor./atsh























