Microsoft me edicion special të Xbox Series S
Tech

Microsoft me edicion special të Xbox Series S

Me rastin e Vitit të Ri Kinez, Microsoft ka përgatitur një edicion special të konsolës së lojës Xbox Series S.

Bëhet fjalë për një model të quajtur Year of the Tiger Xbox Series S në ngjyrë të kuqe me detaje floriri, si në tastierë ashtu edhe në komandim.

Viti i Ri Kinez festohet më 1 shkurt, që shënon hyrjen në Vitin e Tigrit dhe e kuqja dhe ari konsiderohen si “të lumtura”.

Konsola është e stolisur me një vizatim të një tigri në të zezë, i cili është vepër e artistit Bu2me.

Xbox Series S speciale duket vërtet bukur, por Microsoft ka prodhuar vetëm 15 kopje.

Kompania ka ofruar më parë versione speciale të konzollave të saj duke përfshirë 20th Anniversary, Xbox Design Lab, Halo Infinite dhe të tjerë. /Telegrafi/


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa