Mediat e Mianmarit: Serbia po i shet armë juntës ushtarake
Serbia po i shet armë juntës ushtarake të Mianmarit, thuhet në raportimet e fundit të bëra nga mediat e pavarura në këtë vend.
Sipas tyre, bëhet fjalë për një delegacion shtetëror nga Serbia, i cili mbërriti në Mianmar përmes Aeroportit në Dubai për të negociuar shitjen e armëve.
Media Irrawaddy, e themeluar në fillim të viteve 1990, një nga të paktat e pavarura dhe kritike ndaj juntës ushtarake që ka mbijetuar në Myanmar, ka raportuar se regjimi "ka pak miq jashtë vendit dhe njihet nga vetëm disa vende në botë".
A Serbian delegation reportedly arrived in Myanmar on Monday to discuss the supply of artillery to the military regime. Serbia is a major arms supplier to Myanmar. (Photo: NORA A 152 mm howitzers manufactured by Yugoimport SPDR).
— The Irrawaddy (Eng) (@IrrawaddyNews) January 18, 2022
#WhatsHappeningInMyanmar pic.twitter.com/ETKwWmHErF