Spanjë, vitin e kaluar janë hapur mbi 840 mijë vende të reja pune
   Bota

Spanjë, vitin e kaluar janë hapur mbi 840 mijë vende të reja pune

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në vend arriti në pothuajse 20.2 milionë, niveli më i lartë në 13 vjet, sipas një hulumtimi të publikuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave.

Tregu i punës në Spanjë ka shtuar 840.700 vende të reja pune në vitin 2021, më së shumti që nga viti 2005, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave (INE).

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në vend arriti në pothuajse 20.2 milionë, niveli më i lartë në 13 vjet, sipas një hulumtimi të publikuar nga INE.

Ndërkohë, papunësia ka rënë me 615.900 persona vitin e kaluar, duke e çuar normën në 13.33 për qind, më e ulëta që nga viti 2008.

Ashtu si pjesa tjetër e botës, pandemia e COVID-19 goditi ekonominë e Spanjës duke humbur 622 mijë vende pune dhe duke shkaktuar papunësi të afro 528 mijë personave në vitin 2020.

Numri i të papunëve e mbylli vitin financiar 2021 në 3.1 milionë.