Spanjë, shpëtohen 131 emigrantë Ishujt Kanare
   Bota

Spanjë, shpëtohen 131 emigrantë Ishujt Kanare

Azilkërkuesit, përfshirë tetë të mitur, ishin në tre gomon.

Agjencia spanjolle e sigurisë detare ka shpëtuar 131 azilkërkues që përpiqeshin të arrinin në Ishujt Kanare.

Azilkërkuesit, përfshirë tetë të mitur, ishin në tre gomon.

Agjencia spanjolle e lajmeve EFE raportoi se një nga gomonat u zbulua teksa iu afrua ishullit Lanzarote me 37 persona, përfshirë dy të mitur, me origjinë afrikano-veriore.

Radio COPE raportoi se në gomonën e dytë ndodheshin 56 persona, përfshirë gjashtë të mitur, gjithashtu me origjinë nga Afrika.

Njerëzit në gomonën e tretë u shpëtuan në brigjet e Lanzarote.


MË SHUME NGA    Bota