Ushtria jordaneze vret 27 kontrabandistë në kufirin me Sirinë
   Bota

Ushtria jordaneze vret 27 kontrabandistë në kufirin me Sirinë

Operacioni, më i madhi i këtij lloji që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011, u krye njëkohësisht në disa pika në kufirin Jordani-Siri.

Ushtria jordaneze sot njoftoi se trupat e saj kanë vrarë 27 kontrabandistë droge që përpiqeshin të hynin në vend nga Siria fqinje.

Operacioni, më i madhi i këtij lloji që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011, u krye njëkohësisht në disa pika në kufirin Jordani-Siri, thuhet në një deklarate të ushtrisë.

Forcat jordaneze penguan disa përpjekje për të kontrabanduar drogë nga Siria, duke sekuestruar sasi të mëdha narkotike, thuhet më tej.

Ushtria tha se zbatoi "rregullat e reja të angazhimit kundër kontrabandistëve që mbështeteshin nga grupe të tjera të armatosura".

"Të paktën 27 kontrabandistë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në operacione ndërsa pjesa tjetër e tyre u larguan përsëri në Siri", tha ushtria.

Jordania ka rritur vigjilencën kufitare dhe ka drejtuar trupat për të ashpërsuar rregullat e angazhimit me kontrabandistët për shkak të numrit në rritje të incidenteve të tilla gjatë vitit të kaluar.

Dy personel ushtarak jordanez, përfshirë një oficer, u vranë në përleshjet me kontrabandistët në fillim të këtij muaji.