Dy persona vdesin shkaku i një orteku të dëborës në Turqi
   Bota

Dy persona vdesin shkaku i një orteku të dëborës në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën nga një ortek në lindje të Turqisë, njoftoi sot Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Kjo e fundit tha se një ortek goditi zonën Khorasan në qytetin lindor të Erzurumit rreth orës 12:00 dhe shtoi se ekipet e emergjencës ishin vendosur në atë zonë.

Fatkeqësisht, janë gjetur trupat e dy shtetasve turk të bllokuar nën një ortek në Erzurum, raporton reuters.

Dimrat e ftohtë me reshje të dendura bore janë të shpeshta në pjesën lindore të Turqisë gjersa ky qytet ka disa nga pistat më të njohura të skive.

Ndryshe, Turqia po përjeton ndër dimrat më të ftoftë teksa temperaturat e ulëta po mbretërojnë në tërë territorin.