Stuhia Ana godet Afrikën e Jugut, të paktën 77 viktima
BKT
   Bota

Stuhia Ana godet Afrikën e Jugut, të paktën 77 viktima

Afrika e Jugut është goditur nga stuhia tropikale Ana,  duke shkaktuar të paktën 77 viktima. 48 viktima janë regjistruar në Madagaskar ndërsa 130.000 persona janë evakuuar, 11 viktima janë regjistruar në Malavi dhe 18 në Mozambik.

Pasi kaloi Oqeanin Indian, stuhia tropikale Ana goditi veriun dhe qendrën e Mozambikut. Më shumë se 10,000 shtëpi u shkatërruan, gjithashtu janë shkatërruar dhjetëra spitale dhe shkolla.