Dy studime thonë se dozat përforcuese rrisin mbrojtjen kundër COVID-19
Shëndetësi

Dy studime thonë se dozat përforcuese rrisin mbrojtjen kundër COVID-19

Dy studime të reja nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dhënë dëshmi të tjera se dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 ulin rrezikun nga hospitalizimet dhe vdekja.

Agjencia për Siguri Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) tha se dozat përforcuese ulin rrezikun e vdekjes nga varianti Omicron për 95 për qind te personat 50 vjeç e më të vjetër. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me gjetjet se njerëzit e të njëjtës grupmoshë, që janë të vaksinuar me dy doza, kanë rreth 60 për qind mbrojtje ndaj vdekjes me Omicron gjashtë muaj pas dozës së fundit.

Të dhënat e kësaj agjencie vazhduan të shfaqin nivele të larta të mbrojtjes kundër hospitalizimeve me 90 për qind te personat që marrin dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech.

“Të dhënat janë të qarta, vaksina ndihmon që të na mbrojë të gjithë ne kundër efekteve të COVID-19 dhe doza përforcuese ofron nivele të larta të mbrojtjes ndaj hospitalizimit dhe vdekjeve te pjesëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë”, tha Mary Ramsay, drejtoreshë për imunizim në UKHSA.

Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) publikuar një studim të ri ku tregohej se një dozë e tretë e vaksinës Pfizer/BioNTech apo Moderna ulte në mënyrë të ndjeshme rrezikun nga hospitalizimi në mesin e personave me imunitet të dobësuar.