18:40 / 28.01.2022
Stoltenberg: Jemi të gatshëm nëse Rusia zgjedh konfliktin e armatosur
Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se janë të gatshëm të rrisin praninë e trupave në Evropën Lindore dhe po vëzhgojnë me vëmendje, ndërsa Rusia lëviz ushtarët dhe armët në Bjellorusi.
Stoltenberg gjithashtu tha se Moska po vendos mijëra trupa të gatshëm luftarakë, avionë dhe sisteme të armëve S-400 në fqinjin e saj, shkruan Aljazeera.
“Nga ana e NATO-s, ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog politik. Por ne jemi gjithashtu të gatshëm të përgjigjemi nëse Rusia zgjedh një konfrontim të konfliktit të armatosur”, tha Stoltenberg.























