Diplomatët finlandezë u vunë në cak nga softueri Pegasus
   Bota

Diplomatët finlandezë u vunë në cak nga softueri Pegasus

Qeveria e Finlandës thotë se pajisjet celulare të diplomatëve të saj janë hakuar duke përdorur softwarer-in Pegasus.

Sipas mediave të huaja, ministria e Jashtme finlandeze deklaroi të premten se disa nga zyrtarët e saj jashtë vendit ishin vënë në cak nga softueri i sofistikuar.

“Softueri shumë i sofistikuar ka infektuar telefonat Apple ose Android të përdoruesve pa e vënë re dhe pa asnjë veprim nga ana e përdoruesit”, tha ministria e Jashtme në një deklaratë.

“Përmes spyware autorët mund të kenë qenë në gjendje të mbledhin të dhëna nga pajisja dhe të shfrytëzojnë veçoritë e saj”.

Pegasus – i zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group – mund të depërtojë në një telefon celular dhe të lejojë operatorët e tij të kenë akses në përmbajtjen e pajisjes dhe historinë e vendndodhjes, përcjell Telegrafi.