BM projektligj të ri për shkurtimin e burokracive me BE-në
Qeveria e Britanisë së Madhe planifikon të prezantojë një projektligj për “Brexit Freedoms” për ta bërë më të lehtë ndryshimin e ligjit të vjetruar të BE-së, si pjesë e një nisme që beson se do të shkurtojë burokracinë për bizneset në vend.
Projektligji do të ndikojë në menaxhimin e ligjit të BE-së me rregulloret e miratuara nga Brukseli pas përfundimit të periudhës së tranzicionit të Brexit në 2020.
Qeveria e ka bërë më parë të qartë se përfundimisht do të ndryshojë, zëvendësojë ose shfuqizojë çdo ligj të ruajtur që e konsideron të papërshtatshëm për Britaninë e Madhe.
Por, Downing Street theksoi se ”sipas rregullave aktuale, ndryshimi ose eliminimi i rregulloreve në funksion të legjislacionit të vjetruar do të zgjaste disa vite për shkak të një procesi të gjatë ndryshimi”.
Downing Street tha se projektligji i ri “do të sigurojë që ndryshimet mund të bëhen më të lehta, në mënyrë që Britania e Madhe të kapitalizojë më shpejt liritë e Brexit.
Ai nuk specifikoi saktësisht se çfarë dispozitash do të përmbajë projektligji për të përshpejtuar reformat, por llogariti se bizneset do të kursenin një miliard sterlina (1,3 miliardë dollarë) duke shkurtuar burokracinë.
Kryeministri Johnson theksoi se ”administrata e tij dëshironte të shkurtonte burokracinë e BE-së dhe të rivendoste logjikën e përbashkët në rregullat tona në vitin 2022”./ atsh























