Nuland: Nëse Putin refuzon rrugën e negociatave,duhet të jemi të përgatitur
BKT
   Bota

Nuland: Nëse Putin refuzon rrugën e negociatave,duhet të jemi të përgatitur

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka postuar sot deklaratën e ndihmëssekretares së Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Victoria Nuland për situatën në Ukrainë.

Nuland thekson se nëse presidenti Putin refuzon rrugën e negociatave paqësore, duhet të jemi të përgatitur.

“Ky është një moment ku diplomacia dhe arsyetimet e qeta të duhet të mbizotërojnë. Kjo është ajo që ne duam. Megjithatë, nëse presidenti Putin refuzon rrugën e negociatave paqësore që kemi ofruar, ne duhet dhe do të jemi të përgatitur”, shprehet nënsekretarja e Shtetit, Victoria Nuland./atsh