Lavrov dhe Blinken do të zhvillojnë bisedë telefonike të martën
BKT
   Bota

Lavrov dhe Blinken do të zhvillojnë bisedë telefonike të martën

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të zhvillojë një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken të martën, njoftoi Moska sot

"Për momentin nuk është planifikuar asnjë takim ballë për ballë. Lavrov dhe Blinken do të zhvillojnë një bisedë telefonike të martën", u tha gazetarëve zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Javën e kaluar, Lavrov njoftoi kontakte të reja ruso-amerikane rreth propozimit të Moskës për garancitë e sigurisë.

Dhjetorin e kaluar, Rusia i paraqiti SHBA-së dhe NATO-s propozimin e saj për sigurimin e garancive të sigurisë në Evropë, duke marrë parasysh interesat e Moskës.

Më 26 janar, pas një sërë bisedimesh, SHBA-ja dhe NATO dhanë përgjigjet e tyre me shkrim ndaj kërkesave të Rusisë. (AA)