10:34 / 01.02.2022
Bullgaria nuk është një objektiv për Rusinë
Bullgaria nuk është një objektiv për Rusinë sepse nuk ka armë strategjike në territorin e saj. Këtë e tha për “Nova TV” Ambasadorja e Rusisë në Bullgari Eleonora Mitrofanova. Ajo theksoi se çdo bazë ushtarake që kërcënon sigurinë ruse janë tashmë objektiva.
“Nëse baza ushtarake dhe armët strategjike dislokohen në Bullgari, atëherë do të bëheshit një objektiv. Por të tilla nuk ka. Ju nuk jeni objektiv dhe qeveria juaj nuk po flet ashpër”, tha ambasadorja Mitrofanova.
Ajo theksoi se askush në Rusi nuk do të thoshte se Bullgaria është armik. Sipas saj, ne duhet t’i përmbahemi këtij këndvështrimi pozitiv.
https://bnr.bg/sq/post/101594506/ambasadori-rus-shprehu-kenaqesi-per-poziten-e-bullgarise-ne-nato























