19:20 / 01.02.2022
Deputetët e Ukrainës shpalosin flamujt e vendeve që ofruan ndihmë
Në një fotografi të agjencisë “TASS”, disa deputetët të Ukrainës i kanë shpalosur flamujt e shteteve që i kanë ofruar ndihmë vendit të tyre përballë rrezikut për pushtim nga Rusia. Në fotografi bie në sy mungesa e flamurit të Gjermanisë.
Në fotografinë e publikuar si ilustrim për një lajm edhe nga televizioni “BBC”, shihen flamujt e NATO-s, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Turqisë, Polonisë, Danimarkës, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
Sidoqoftë, në këtë fotografi bie në sy mungesa e flamujve të disa shteteve të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Italia e Spanja.























