08:05 / 03.02.2022
Politikanët duhet të zgjidhin situatën në Mal të Zi
Situata politike në Mal të Zi është e qartë dhe politikanët janë ata që duhet ta zgjidhin këtë situatë, tha ambasadori gjerman në Podgoricë Robert Weber.
“Mendoj se është e qartë. Mbi 75 përqind të qytetarëve duan që Mali i Zi të bëhet pjesë e BE-së. Për ne inkurajimi është qëndrimi i qytetarëve malazezë dhe mendoj se është një mandat i qartë për të gjithë politikanët në Mal të Zi. "Si partnerë të Malit të Zi, ne duhet ti mbështesim synimet e Malit të Zi për t'u bërë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së," tha Weber.























