Uashington, nënshkruhet traktati ushtarak SHBA-Sllovaki
BKT
   Bota

Uashington, nënshkruhet traktati ushtarak SHBA-Sllovaki

Një traktat ushtarak midis Sllovakisë dhe SHBA u nënshkrua dje, megjithëse ligjvënësit në parlamentin e Bratislavës ende mund ta refuzojnë këtë marrëveshje.

Ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nad, ministri i Jashtëm Ivan Korcok dhe sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken nënshkruan dokumentin në Uashington.

Marrëveshja lejon SHBA-në të zgjerojë praninë e saj ushtarake në Sllovaki, e cila kufizohet me Ukrainën, duke zhvilluar aeroportet ushtarake të Sliacit dhe Kuchynas.

Sllovakët janë të ndarë rreth traktatit, me kritikët që thonë se ai mund të çojë në humbje të sovranitetit dhe forcave amerikane që veprojnë jashtë kufijve të ligjit sllovak.

“Kjo marrëveshje bazohet në bashkëpunim dhe respekt”, deklaroi Blinken në ceremoninë e nënshkrimit, duke adresuar atë që ai e quajti “dezinformim” në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes.

“Marrëveshja mes Sllovakisë dhe SHBA, si partnere të barabarta dhe sovranë është në interes të të dy qeverive tona dhe të njerëzve tanë. Asgjë në marrëveshjen e sotme nuk parashikon prani të përhershme të trupave tona në Sllovaki”, shtoi Blinken./ atsh