14:49 / 04.02.2022
Sulm me bombë në Somali, të paktën 10 të vdekur
Një mjet shpërthyes i bërë me dorë shpërtheu derisa autobusi i pasagjerëve po kalonte jashtë qytetit Kismayo në provincën Jubaland
Sipas lajmit të Televizionit Kombëtar Somali (SNTV), një mjet shpërthyes i bërë me dorë shpërtheu derisa autobusi i pasagjerëve po kalonte jashtë qytetit Kismayo në provincën Jubaland.
Të paktën 10 civilë humbën jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në fjalë.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Organizata terroriste Al-Shabaab, e cila kontrollon disa fshatra dhe qytete në jug të vendit, kryen shpesh sulme me bomba që synojnë forcat e sigurisë dhe vendbanimet civile në kryeqytetin Mogadishu dhe qytetet kryesore.(AA)























