Putin vendos 70% të ushtrisë te kufiri me Ukrainën
BKT
   Bota

Putin vendos 70% të ushtrisë te kufiri me Ukrainën

Situata mes Rusisë e Ukrainës po tensionohet çdo ditë e më shumë, derisa nga Rusia po vazhdon dërgimi i trupave në kufirin me Ukrainën, ku deri tani raportohet për 70% të ushtrisë

Këtë e ka thënë gazetarja e Fox News, Jennifer Griffin, e cila tha se ky medium së fundmi ka marrë vesh që presidenti rus Vladimir Putin, ka vendosur 70% të ushtrisë dhe është më afër pushtimit se kurrë më parë.

"Numri i grupeve taktike të batalioneve ruse (BTG) në kufi është rritur në 83 nga 60 batalione vetëm dy javë më parë. 14 të tjerë janë në tranzit’’, shkroi gazetarja në një postim në Twitter.

Kujtojmë se nga shtetet perëndimore Rusia është paralajmëruar se do ketë pasoja nëse pushton Ukrainën, por lëvizjet e saj kanë treguar se po afrohet drejt këtij konflikti dita-ditës.

Nga SHBA u paralajmëruan sanksione të ashpra, të cfardo lloji nëse ndodh një pushtim eventual, përcjell Gazeta Metro.

Njësoj kanë thënë edhe udhëheqësit e Britanisë, Kanadasë dhe disa vendeve të tjera.