Mbretëresha Elizabeth feston 70 përvjetorin e platinit
Mbretëresha Elizabeth e Britanisë së Madhe ka nisur përgatitjet për ceremoninë e 70-vjetorit të ngritjes së saj në fron.
Ajo ka ftuar grupet e komunitetit lokal në rezidencën e saj në Sandringham në lindje të Anglisë.
E diela e 6 shkurtit do të shënojë jubileun platini të Mbretëreshës, i pari ky për një monark britanik.
Elizabeth, 95 vjeç u bë Mbretëresha e Britanisë pas vdekjes së babait të saj Mbretit, George VI më 6 shkurt 1952, ndërsa ajo ishte në Kenya në një turne ndërkombëtar.
Buckingham Palace tha se të ftuarit e saj në Sandringham përfshinin Angela Wood, e cila si studente e kuzhinës në vitin 1953 ndihmoi në krijimin e “Coronation Chicken”, një pjatë me bazë curry dhe majonezë e shpikur për të festuar kurorëzimin e Elizabeth.
Ajo ka vijuar të kryejë detyra zyrtare deri në të 90-at, por është parë pak në publik që kur kaloi një natë në spital tetorin e kaluar. Mbretëresha u udhëzua nga mjeket që të pushonte.
Megjithatë, Pallati Buckingham publikoi pamjet përpara festës historike të së dielës.
Në to shihej Mbretëresha duke parë gjëra nga jubiletë e mëparshëm mbretërorë, të tilla si një erashkë që i është dhënë stërgjyshes së saj Mbretëreshës Victoria për të shënuar 50-vjetorin e saj në fron në 1887.
Ironikisht, Elizabeth nuk ishte e destinuar të bëhej monarke në lindjen e saj dhe u bë mbretëreshë vetëm, sepse xhaxhai i saj Edward VIII abdikoi për të qenë me të divorcuarën amerikane, Wallis Simpson.
Në vitin 2015, Mbretëresha u shpall si sovranja më jetëgjatë e Britanisë.























