Truss: Jemi gati ta ngarkojmë Rusinë nëse ndërmerr hapa të mëtutjeshme
BKT
   Bota

Truss: Jemi gati ta ngarkojmë Rusinë nëse ndërmerr hapa të mëtutjeshme

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss deklaroi sot se Britania dhe aleatët e saj janë të vendosura të "ngarkojnë rëndë” Moskën nëse ajo ndërmerr veprime të mëtejshme.

Truss tha se serioziteti i synimeve të Rusisë për të kërcënuar është i qartë dhe dëmi është i qartë, raporton Reuters.

“Veprimet ruse tregojnë se pretendimet e tyre se nuk planifikojnë të pushtojnë Ukrainën janë të rreme. Ne dhe aleatët tanë qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Ne jemi të përgaditur mirë për të ngarkuar rëndë Rusinë nëse ata ndërmarrin hapa të mëtejshëm," tha Truss.